English

Qytetarë malazezë në destabilizimin e Moldavisë? Reagon Dritan Abazoviç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri dhe koordinatori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se nuk ka informacion se individë nga Mali i Zi po planifikojnë të destabilizojnë Moldavinë për nevojat e Rusisë.

- Advertisement -

“Ne do të përpiqemi të kontaktojmë me zyrën e tyre për sqarime shtesë. Nëse është e nevojshme, shërbimet tona të sigurisë do të kryejnë kontrolle shtesë. Nëse ata kanë ndonjë informacion më shumë, ne jemi të gatshëm ta dëgjojmë atë”, tha Abazoviç për Radio Evropa e Lirë.

Ai tha gjithashtu se deklarata të tilla nuk duhet të ndërlidhen me politikat e Qeverisë dhe shtetit, por nëse personat e tillë ekzistojnë, bëhet fjalë për individë të papërgjegjshëm.

“Më dukej pak e ashpër, sepse krijohet përshtypjen se Mali i Zi po merr pjesë në problemet që ekzistojnë në Moldavi. Mali i Zi ka mjaft probleme të veta, por ne jemi këtu nëse mund t’i ndihmojmë”, tha Abazoviç.

Abazoviç kujtoi se Mali i Zi është tërësisht në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe ka ndihmuar Ukrainën dhe refugjatët ukrainas.

Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu më 13 shkurt tha se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin këtë në luftën kundër Ukrainës.

Sipas saj, ky plan përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?