English

Qytetarët do të paguajnë taksa një herë në vit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë taksat njëherë në vit, njësoj siç është modeli i tatimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Bashkimit Europian.

- Advertisement -

Euronews ka siguruar projektligjin që po punon ministria e Financave dhe Ekonomisë për shtrirjen e tatimit progresiv në të gjitha fushat ku qytetarët realizojnë të ardhura.

Nëse sot tatimi mbi pagën është në shkallën 0,13 dhe 23%, bazë nivelit të saj, çdo e ardhur tjetër që merret nga qiratë, interesat bankarë, kontratat e shërbimit, lojërat e fatit apo shitja e pasurive të patundshme, tatohet 15%. 

Ky nivel taksimi do të ndryshojë. Nëse një individ realizon të ardhura nga aktivitete të tjera mbi nivelin 2 milion lekë në vit, do të detyrohet që të paguajë taksë 23% dhe jo 15%.

Përjashtim do të bëjnë vetëm të ardhurat që marrin aksionarët e kompanive nga dividenti i cili do të mbetet 8%.

Edhe tatimi i fitimit të korporatave do të mbetet 15. 

FMN ka nisur punën prej 3 vjetësh për realizimin e skemës së taksimit për të ardhurat e integruara në një sistem të vetëm dhe jo të fragmentarizuar siç është sot.

Nisma pritet të sjellë shtrenjtim të barrës tatimore për qytetarët dhe rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

  1. 10 ditë me rradhë keni publikuar 10 skema të ndryshme taksimi. Botoni projektligjin, të frikësoheni ju dhe ata që ju ndjekin! Boll me fantazi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?