English

Qytetarët kundër ngrirjes së çmimeve, vendimi i qeverisë në RMV asnjë efekt 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar me politikën e ngrirjen së disa produkteve bazë. Të fundit për të cilat është sjellë vendim për ngrirjen e çmimit janë vezët dhe orizi.

- Advertisement -

Rreth një muaj para festave më të mëdha fetare të myslimanëve dhe krishterëve, Bajrami dhe Pashkët, kufizohet edhe eksporti i vezëve për shkak të tendencës masive për t’i shitur në shtetet fqinje.

“Në prag të festave të Pashkëve dhe Bajramit, në mënyrë që të parandalojnë një çekuilibër të mundshëm në tregun e brendshëm dhe mungesën e vezëve të pulave, prodhuesit do të vendosin të shesin të paktën 70 për qind të prodhimit të vezëve vendase në tregun e brendshëm”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV.

Por qytetarët nuk janë optimist më sikurse me njoftimin e parë për ngrirjen e çmimit të bukës, pastave dhe disa produkteve qumështore pasi kanë parë se në realitet ka ulje shpërfillëse çmimesh.

“Jo, këtu nuk ka asnjë zbritje. Të gjithë atë çmim. E marrin e heqin çmimin e kthejnë prapë nuk e di se çfarë bëjnë. A mendoni se nuk janë reale zbritjet? Jo, jo, të paktën në këtë anë të Çairit jo”, thotë një qytetar.

Odat Ekonomike kanë kundërshtuar masën duke thënë se në një shtet me treg të hapur nuk është e logjikshme që të ngrijnë çmimet për të gjithë konsumatorët kur ka shtresë të pasur që mund të blejë edhe pesëfishin e produkteve me çmime të tjera.

Ata kërkojnë nga shteti që të lejojë biznesin të punojë ndërsa kategorive sociale ti ndihmojë me forma të tjera subvencionimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×