Një ditë më parë në një ceremoni të organizuar në Departamentin Amerikan të Shtetit kreu i SPAK Altin Dumani u vlerësua me çmimin Kampioni Antikorrupsion krahas 10 personaliteteve të tjera nga e gjithë bota.
Vlerësimin e Altin Dumanit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë komentuar për Euronews Albania edhe qytetarët shqiptare. Ja disa nga komentet e tyre.
“Derisa ka mbështetje të amerikanëve është gjëja më e mirë për Shqipërinë që drejtësia të shkojë deri në fund”.
“Është një nga njerëzit më të sinqertë të këtij shteti”.
“Drejtësia është relative, njërin e kënaq tjetrin e mërzit”.
“50 me 50, nuk vlerësohet ashtu siç duhet; hahet peshku i vogël dhe jo i madhi”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Yuri Kim dhe Kasanof urojnë Dumanin: Mbështetje në luftë kudër korrupsionit
- Dumani “kampion kundër korrupsionit”, reagon sërish ambasada e SHBA