Konsullja e Ukrainës është interesuar që të marrë pjesë në seancën që po zhvillohet ndaj 3 shtetasve të kapur në uzinën e Gramshit, përfshirë një ukrainas, por nuk është lejuar.
Svitlana Bogdanova është shprehur se beson se ukrainasi i arrestuar është i pafajshëm dhe sa ka qenë vetëm turist.
“Besoj që qytetari jonë është i pafajshëm, ka qenë vetëm një udhëtar. Jam këtu për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje”, tha Bogdanova.
Ndaj 3 shtetasve të huaj që dyshohen për spiunazh rëndon edhe një tjetër akuzë, ajo e mbajtjes së municioneve luftarake.
Kjo akuzë është ngritur nga prokurori Kreshnik Ajazi, pasi në makinën e tyre janë gjetur 2 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ndërsa gjyqtare e çështjes është Pajtime Fetau.
Në seancën e sotme gjyqësore është i pranishëm avokati i caktuar nga shteti për 2 rusët.
Ndërsa ukrainasi ka si avokat mbrojtës Sajmir Vishajn, i cili është kontaktuar nga babai i tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- Me pranga në duar, foto të dy rusëve dhe ukrainasit në Gjykatën e Elbasanit
- Kërkohet ‘arrest me burg’ për dy rusët dhe ukrainasin