Ka ndërruar jetë pronari i hotelit në Dhërmi, i cili pasditen e kësaj të shtune ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente disa punime me ndriçimin e jashtëm të godinës.
Bëhet me dije se të dëmtuar kanë mbetur dhe dy punonjësit e hotelit të cilët janë dërguar me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Tiranë
- E rëndë| I riu shqiptar merret zvarrë nga eskavatori, e kishte ditën e parë në punë