Ragbi premton të kthehet në sport elitar në Kosovë. Kombëtarja e krijuar pak kohë më parë ka arritur rezultate të mira në Evropë, duke nxitur organizatorët ta zhvillojnë atë duke kërkuar talente dhe investime.
Ajo mposhti Estoninë me rezultatin e thelle 38-0 në Maltë, në kuadër të Conference 2 – Ragbi Europe. Pjesë e garës ishin edhe San Marino, Sllovenia dhe Sllovakia.
Këtij suksesi, iu gezuan shumë lojtarët e kombëtares kosovare e cila ka vetëm pak kohë që ekziston.
I lumtur eshte edhe trajneri irlandez Kevin Martin, i cili bashkë me britanikun, Mark Barrett, kanë merita edhe per vendosjen e bazave te ketij sporti në Kosovë.
“Jam shumë i lumtur dhe shume krenar me përpjekjet e djemve,dhe gjithë stafit. Performanca kundër Estonisë erdhi në fund të turneut dy ditor dhe mund te shihet se ne kemi përparuar nga loja e parë deri tek e fundit. Kemi lëvizur në një nivel tjetër. Ishte një rasti i madh për djemtë meqë ishte hera e parë që marrim pjese në një garë ndërkombëtare”, u shpreh ai.
Trajneri Martin beson se Kosova ka potencial, jo vetem me lojtarët aktualë, por edhe me femijet.
Kosova aktualisht ka 2 ekipe senior të meshkujve në ragbi, Bears RFC ng Prishtina dhe Peja Eagles nga Peja, ekipi i vazjave Balkan Lynx dhe 4 ekipe të fëmijëve në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Fushë Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU