Bilanci rajonal i COVID-19, rreth 70 viktima dhe mbi 3000 të infektuar, virusi rikthehet në Mal të Zi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Java e tretë e qershorit në Ballkanin Perëndimor regjistroi rreth 70 viktima e mbi 3,000 të infektuar të tjerë duke e rënduar më tej bilancin rajonal në 877 të vdekur nga mbi 28 mijë raste me COVID-19.

Vala e re e infeksionit, e përshkallëzuar javën e dytë të këtij muaji, vazhdon të ketë prirje shqetësuese, sidomos në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri.

Maqedonia e Veriut mbetet vendi që po vuan më shumë. Atje këtë javë pati mbi 900 raste të reja dhe 46 viktima, ndërkohë që vlen të theksohet se mbi 40 raste të reja u pikasën edhe në Mal të Zi, vend i cili në fillim të muajit pati deklaruar daljen nga pandemia.

Krahasuar me një javë më parë (8-15 qershor), java që lamë pas ishte më e vështirë.

Të infektuarit

Bilancit rajonal të pandemisë iu shtuan javën që lamë pas (15-22 qershor) 3081 të infektuar të tjerë me një prirje në rritje rreth 250 më tepër – pothuajse katërfishi i fundit të muajit maj (25 maj-1 qershor).

Tashmë totali në 7 shtetet e Ballkanit Perëndimor bën fjalë për 28,625 të infektuar.

Edhe këtë javë shumica e rasteve të reja ishin në Maqedoni të Veriut (907 raste), ndërsa një rritje shqetësuese u vu re në Kosovë (601 raste). Për vendet e tjera: Serbia 623 raste, Bosnje e Hercegovina 440 raste, Shqipëria 405 raste, Kroacia 81 raste.

Pas rreth 40 ditësh pa asnjë rast të ri me COVID-19, Mali i Zi pikasi gjatë javës që shkoi 43 raste të reja. Autoritetet i cilësuan “raste të importuara kryesisht nga Bosnje e Hercegovina”. Për herë të fundit një rast i ri me infeksion ishte diagnostikuar më 5 maj, ndërsa më 3 qershor qeveria malazeze pati deklaruar zyrtarisht daljen nga gjendja e pandemisë.

Rastet e reja kanë detyruar qeverinë të rishohë planin e hapjes duke vendosur mbyllje me kusht të kufirit me vende të cilat kanë pasur valë të re infeksioni, një prej këtyre vendeve dhe Shqipëria.

Kusht i kalimit tashmë është testi me rezultat negativ i analizave për COVID-19.

Në total: Serbia ka 12,990 të infektuar; Maqedonia e Veriut 5,196; Bosnje e Hercegovina 3,525; Kroacia 2,317; Kosova 2,216; Shqipëria 1,995; Mali i Zi 367.

Gjatë kësaj jave pati 922 persona që u shëruan nga infeksioni duke e çuar totalin e rajonit në 20,926 persona që e kanë mposhtur sëmundjen.

Për shkak të valës së re, shumë shtete, si Shqipëria, Kosova, apo dhe Maqedonia e Veriut kanë humbur statistikat poztive që kishin duke njohur ulje të përqindjes së shërueshmërisë: 38 për qind Maqedonia e Veriut, 48 Kosova, 58 Shqipëria.

Viktimat

Për të katërtën javë radhazi Maqedonia e Veriut ishte vendi që vuajti më tepër viktima në rajon me një tjetër rekord vdekjesh, 46 (1 më shumë se një javë më parë). Situata shqetësuese duket se nuk do të ndikojë më në zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa Shkupi zyrtar do të shkojë në zgjedhjet parlamentare duke nisur edhe fushatën zgjedhore, një fushatë e cila do të diktohet ndjeshëm nga gjendja nën pandemi.

Po kështu javë tragjike pati edhe Shqipëria, ku ndryshe nga çdo herë më parë, pati 9 viktima. Tirana zyrtare gjithashtu del nga gjendja e fatkeqësisë natyrore, gjendje e cila qe vënë që prej fundit të muajit nëntor 2019, për shkak të tërmetit të magnitudës 6.3 Richter. 

Në total në gjithë rajonin pati 69 vdekje (2 më shumë se një javë më parë) – më shumë se dyfishi i prirjes që kishte java e parë e qershorit, 1-8 qershor.

Përveç Kroacisë e Malit të Zi, në 5 shtetet e tjera pati viktima: Maqedoni e Veriut (46); Shqipëri (9); Serbi (7); Kosovë (4) dhe Bosnje e Hercegovinë (3).

Vala e re e infeksionit ka përkeqësuar rëndë bilancin në Maqedoni të Veriut nga nën 70 vdekje për 1 milionë banorë, raport që kishte në fund të muajit maj, tashmë kjo shifër ka shkuar në 119 vdekje për çdo 1 milionë banorë.

Kjo statistikë është përkeqësuar edhe për Kosovën dhe Shqipërinë (20 dhe 16), sidoqoftë duhet theksuar se ajo mbetet 6-7 herë më e ulët se ajo e Maqedonisë së Veriut.

 

Lexoni gjithashtu:

Bilanci javor i COVID-19 në rajon, vala e re shkakton 67 viktima e mbi 2700 të infektuar


Etiketimet

Kosova me dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

Personat mbi 60-vjeç në Kosovë mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e...

FOTO/Shqiptari mbron me armë hotelin në Shkup, zmbrapsen huliganët maqedonas

Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme hotelin e tij në Çarshi të Shkupit nga huliganët, është arrestuar nga Policia. Gazetarja Ferikan...

Rikthimi i Radojçiç, ende asnjë reagim nga institucionet e Kosovës

Ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e Kosovës lidhur me rishfaqjen e kreut të grupit kriminal serb, Milan Radojçiç, njëkohësisht nënkryetar i Listës...

TË FUNDIT

Kosova me dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19

Personat mbi 60-vjeç në Kosovë mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e...

FOTO/Shqiptari mbron me armë hotelin në Shkup, zmbrapsen huliganët maqedonas

Isuk Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme hotelin e tij në Çarshi të Shkupit nga huliganët, është arrestuar nga Policia. Gazetarja Ferikan...

Rikthimi i Radojçiç, ende asnjë reagim nga institucionet e Kosovës

Ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e Kosovës lidhur me rishfaqjen e kreut të grupit kriminal serb, Milan Radojçiç, njëkohësisht nënkryetar i Listës...

Parulla provokuese nga serbët në Mitrovicën e Veriut

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, janë shfaqur parullatë reja provokuese në veriun e Mitrovicës. “Nema predaje, KM ostaje” që në...

Harta e re gjyqësore, priten masa disiplinore për avokatët që thyen bojkotin

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re...