”Mund të kemi qeveri por jo vota për presidentin”, analisti Naim Rashiti komenton zgjedhjet në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti politik Naim Rashiti tregoi se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë mund të kemi krijimin e qeverisë por jo vota të mjaftueshme për të zgjedhur presidentin.

“Numrat për formimin e qeverisë do të jenë lehtësisht të realizueshëm. Problemi komplikohet me nevojën që 80 deputetë të jenë prezentë që të krijohet kuorum për zgjedhjen e presidentit e për këtë rast kam përshtypjen asnjë nga subjektet nuk ka menduar se si do të sillet,” – tha analisti.

Naim Rashiti tregoi se në varësi të rezultatit të zgjedhjeve, nëse nuk arrihet një konsensus ndërmjet partive për zgjedhjen e presidentit atëherë Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai shtoi se pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje për të fituar 61 mandate nuk janë parë asnjëherë në skenën politike të Kosovës që nga paslufta. Sakaq prania e figurës së Vjosa Osmanit në zgjedhje me Vetëvendosjen do i shtojë vota LVV-së.  

Ndërkohë që sfida kryesore për momentin, sipas Rashitit ngelet vendosja e stabilitetit të institucioneve, pas shpalljes së rezultatit. 

Sa i takon pjesëmarrjes në votime, analisti tha se nuk pret të ketë shumë votues, nisur kjo dhe nga demotivimi që sjellin sondazhet tek votuesit.

Lexoni gjithashtu: 

Zgjedhjet e shpeshta në Kosovë “gllabërojnë” miliona euro nga buxheti i shtetit

‘Diskriminim dhe fyerje ndaj shqiptarëve’, deputeti Kamberi thirrje institucioneve ndërkombëtare që të reagojnë

Albin Kurti qëndrim të prerë ndaj kundërshtarëve politikë: S’bëjmë koalicione pas zgjedhjeve

Etiketimet

Humb jetën një aksident në Greqi 54-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident në qendër të Selanikut. Mediat greke raportojnë se 54-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka...

Manastirliu: 10 mijë turistë të huaj morën shërbim në qendrat shëndetësore

35 mijë pushues kanë marrë shërbime mjekësore në qendrat shëndetësore që në zonat turistike gjatë muajve të fundit. Shifra është publikuar nga ministrja Ministrja e...

Abazoviç duhet të dorëhiqet, ish-këshilltari: Tregoi papjekuri politike

Vasel Camaj, ish-këshilltar politik i Dritan Abazoviç tha se kryeministri shqiptar i Malit të Zi ka treguar shumë herë papjekuri politike, pasi nuk ka arritur ta...

TË FUNDIT

Putin dhe XI në G20, samiti i parë global që kur Rusia pushtoi Ukrainën

Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin kanë në plan të marrin pjesë në samitin e grupimit G20, që zhvillohet në nëntor...

Kosova s’është Katalonja, Kurti: Spanja nuk duhet të krahasohet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais se Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për të vërtetuar...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?