Kryeministri apo presidenti? Juristi Palushi: Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton radhën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërkohë që pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosove një tjetër debat është ndezur mes partive politike dhe njohësve të ligjeve e kushtetutës. Pyetja është: Kush duhet të zgjidhet i pari Kryeministri apo Presidenti?

Për këtë çështje, juristi Kushtrim Palushi u shpreh në Euronews Albania se Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton radhën se cili duhet të zgjidhet i pari.

“Pavarësisht që Kushtetuta ka përcaktuar hierarkinë institucionale, ku në radhë të parë vihet Kuvendi, më pas Presidenti, edhe pas presidenti vihet qeveria, kjo kushtetutë nuk ka përcaktuar radhën se se cili prej këtyre organeve duhet të zgjidhet i pari”, u shpreh ai.

“Për zgjedhjen e presidentit kemi një afat që duhet të ndodhë para 5 majit, kjo nuk do të thotë që duhet të ndodhë e para. Nëse themi që nesër do të certifikohen zgjedhjet atëherë i mbetet Kuvendit të përcaktojë axhendën se cilën prej këtyre organeve Kushtetuese do të zgjedhë të parin”, u shpreh ai më tej.

Zoti Palushi sqaroi se këtë çështje për ta marrë në gjykim Gjykata Kushtetuese, duhet të zgjidhjet fillimisht qeveria ose presidenti.

“Duhet ose të zgjidhjet qeveria, ose të zgjidhet Presidenti në mënyrë që deputetët, përkatësisht 10, a më shumë, të kenë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, me pyetjen, nëse zgjedhja ka qenë në rregull”, u shpreh ai.

Lexoni gjithashtu:

Presidenti apo kryeministri? Në Kosovë hapet debati për zgjedhjen e drejtuesve të shtetit

Etiketimet

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez. Gjithashtu, autoritetet e ishullit...

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

Të përfshirë në një vrasje në 2019-ën, kush ishin dy viktimat e atentatit në Vlorë

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës. Ata janë emra të njohur për...

TË FUNDIT

Atentat dhe vrasje për motive të dobëta, 4 viktima në më pak se 24 orë

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta Në...

Reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë do shtyhet sërish, thotë eksperti i sigurisë

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se zbatimi i reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve dhe letënjoftimet, nuk do të fillojë...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?