Mohoi gjenocidin në Srebrenicë, shkarkohet ministri i Drejtësisë në Mal të Zi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Parlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten mbrëma një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit të Srebrenicës si dhe shkarkoi ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vlladimir Leposaviç për shkak të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Pro shkarkimit të Leposaviçit votuan 43 deputetë, ndërsa 27 ishin kundër.

Më 26 mars, Leposaviç deklaroi para Parlamentit të Malit të Zi se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka pasur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”.

Ky qëndrim nxiti kritika brenda Malit të Zi si dhe nga Bashkimit Evropian e Shtetet e Bashkuara.

Propozimi për shkarkimin e tij u bë nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ndërsa u mbështet edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviç, parti në opozitë.

Çfarë thotë Rezoluta për Srebrenicën?

Rezoluta e miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi që ndalon mohimin e gjenocidit të Srebrenicës u votua nga 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 abstenuan.

Rezoluta dënon deklaratat, veprimet dhe politikat që mohojnë ose vënë në dyshim gjenocidin në Srebrenicë si dhe shpall 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit për viktimat e Srebrenicës.

Në bazë të kësaj rezolute, Mali i Zi konfirmon vendosmërinë për të parandaluar gjenocidin dhe krime të tjera të rënda në të ardhmen.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid.

Kjo ngjarje përbën vrasjet masive më të rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, meqë aty më 1995 forcat e serbëve të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra dhe djem myslimanë.

Etiketimet

Të flasësh shqip në Serbi, studenti nga Beogradi: Nuk jam paragjykuar për gjuhën

Borivoje Llaziç, student nga Serbia që studion gjuhën shqipe thotë se nuk është paragjykuar që ka zgjedhur të studiojë gjuhën e në kombi me të...

Dita Botërore e Fotografisë, Tasho: Nuk mjafton të shkrepësh aparatin, duhet mendim

19 gushti është dita ndërkombëtare e fotografisë. Fotografi Roland Tasho tha për Euronews Albania se arti i fotove është masivizuar, por jo të gjithë...

Informacione se në Kosovë veprojnë grupe ilegale serbe, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka informacione se në territorin e Kosovës veprojnë “grupe apo organizata ilegale” nga Serbia, ndërsa Prokuroria Speciale në Prishtinë është duke...

TË FUNDIT

Humb jetën në një aksident në Greqi 54-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident në qendër të Selanikut. Mediat greke raportojnë se 54-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka...

Manastirliu: 10 mijë turistë të huaj morën shërbim në qendrat shëndetësore

35 mijë pushues kanë marrë shërbime mjekësore në qendrat shëndetësore që në zonat turistike gjatë muajve të fundit. Shifra është publikuar nga ministrja Ministrja e...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?