‘Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë’, kryeministrja e Serbisë i kërkon NATO-s të ndalë Kurtin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç e ka cilësuar një sjellje që ka tejkaluar çdo masë aksionin anti-kontrabandë të policisë së Kosovës në Veri, që u shoqërua me tensione nga disa qytetarë serbë.

Përmes një postimi në Facebook, Brnabiç i bën thirrje NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndalur atë që quan politikë e çmendur e Prishtinës.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin Albin Kurtin. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Brnabiç përmes një komunikate për media.

Aksioni anti-kondrabandë i zhvilluar nga policia e Kosovës ditën e sotme në Veri të Mitrovicës ka hasur në kundërshtinë e qytetarëve serbë në veri të vendit. Situata ka agravuar pas kontrolleve në disa farmaci serbe, ndërsa turmat e qytetarëve kanë sulmuar me mjete të forta policinë, ndërkohë që kanë djegur edhe një automjet me targa të Kosovës.

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Banorët e 5 Majit: Të prishen banesat kur të zgjidhet strehimi

Banorët e lagjes 5 Maji kërkojnë të mos prishen banesat derisa të bëhet marrëveshja me bashkinë. Sipas tyre puna e IKMT-së duhet të pezullohet derisa...

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë. Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm...

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë, thotë Lukashenko

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë nëse Moska pushton Ukrainën, tha të premten presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Presidenti bjellorus u shpreh se ishte i...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER