Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për sanksione nga vendet perëndimore dhe ka lënë të kuptojë për një samit të afërt me Vladimir Putin, duke u shprehur se ai “nuk u zgjodh për të qenë frikacak”.

Në një intervistë për gazetën britanike The Guardian 62 vjeçari thekson se nuk do të ndalohej as nga thirrjet e Londrës, Berlinit, Washingtonit apo Brukselit.

Dodik, një figurë kyçe në politikën boshnjake për 30 vjet, i cili dikur ishte i preferuari i perëndimit, këmbëngul se planet e tij nuk duhet të çojnë në fundin e Bosnje-Hercegovinës.

Por sanksionet dhe shkurtimet e fondeve të BE-së vetëm do ta detyronin atë të pranonte ofertat e investimeve nga Kina, dhe  priste që shumë shpejt të takohet me udhëheqësin e Rusisë.

“Kur shkoj te Putin, nuk ka kërkesa. Ai thjesht thotë, ‘për çfarë mund të ndihmoj?’ Çfarëdo që kam diskutuar me të, nuk jam mashtruar kurrë. Nuk e di se mbi çfarë tjetër  duhet të bazoj besimin, nëse kaq nuk mjafton”, tha Milorad Dodik.

Dodik është kritikuar gjerësisht javët e fundit për qëllimin e tij për të tërhequr pjesën serbe të Bosnjë-Hercegovinës nga institucionet e nivelit shtetëror.

Propozimi është përshkruar në një raport te OKB-së  një rrezik për marrëveshjen e paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës civile që kushtoi rreth 100,000 jetë.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar shqetësim në shtetet Perëndimore, madje Sarajeva është vizituar edhe nga i dërguari i SHBA-së Gabriel Escobar.

Gjatë kësaj jave Dodik është takuar tri herë me komisionerin e BE për zgjerim Olivér Várhelyi, dhe u paralajmërua për një humbje të mundshme të fondeve te BE.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar n 45 gjuhë. Me këtë rast, Akademia...

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER