Referendum më 16 janar në Serbi, votohet për ndryshimet kushtetuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Serbi më 16 janar  zhvillohet referendumi për ndryshimin e Kushtetutës, aktit më të lartë ligjor të shtetit.

Ndryshimet e parashikuara kanë të bëjnë me gjyqësorin.

Pse po bëhen ndryshimet?

Ndryshimet kushtetuese synojnë të përshtatin  legjislacionin  me atë evropian, si pjesë e procesit për anëtarësimin e  Serbisë në Bashkimin Evropian.

Vlen të theksohet se këto ndryshime nuk kanë të bëjnë me Kosovën.

Çfarë parashikojnë ndryshimet?

Qeveria e Serbisë është shprehur se ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllimin që të shmanget ndikimi politik në këtë proces.

Kush do t’i zgjedhë gjyqtarët dhe prokurorët? grafikë

Nëse aprovohet gjyqtarët dhe prokurorët në Serbi  do t’i zgjedhë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që konsiderohen trupa të pavarur.

Deri më tani ata janë zgjedhur direkt apo indirekt –  nga deputetët e Parlamentit serb, si anëtarë të partive politike.

Në Serbi ka mendime të ndryshme për këtë referendum pro dhe kundër.

Zyrtarët më të lartë shtetërorë, thonë se qëllimi i ndryshimeve kushtetuese është që të arrihet një gjyqësor i pavarur dhe përshpejtimi i procesit integrues në BE.

Ndërsa të gjitha partitë opozitare, besojnë se Parlamenti që shpalli referendumin nuk ka legjitimitet dhe se për këtë çështje nuk ka pasur debat publik. Disa deputetë të koalicionit qeverisës po ashtu janë kundër ndryshimeve.

Çfarë thonë gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët?

Qëndrimet ndryshojnë edhe mes gjyqtarëve dhe profesionistëve– disa mendojnë se referendum do të çoje drejt një pavarësie më të madhe të gjyqësorit, të tjerë besojnë se me ndryshimet do  ruhet ndikimi politik, vetëm se bëhet në mënyra të tjera.

Cila do të jetë pyetja në referendum?

“A jeni për konfirmimin e aktit të ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Serbisë?” është kjo pyetja që do të shtrohet për qytetarët serbë dhe Përgjigjet janë “po” ose “jo”.

Qytetarët serbë mund të votojnë të dielën nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20:00. Mund të votojnë të gjithë qytetarët e Serbisë që gjenden në listën e votuesve. Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Kur referendumi konsiderohet i suksesshëm?

Për t’u konsideruar një referendum i suksesshëm, nuk kërkohet që mbi 50 për qind e votuesve të votojnë, por vendimi merret nga shumica e votave.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER