SHBA është angazhuar për arritjen e një marrëveshje mes Bullgarisë dhe RMV-së, në mënyrë të kësaj të fundit t’i hapet rruga për nisjen e anëtarësimit në BE.
Kjo u konfirmua pak ditë më parë nga zëdhënësi i DASH, Ned Price , i cili njoftoi se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime dypalëshe me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjet. Sipas tij, ky është momenti që të dyja vendet të marrin dritën jeshile nga Këshilli Europian.
Ndërkohë, në SHBA po qëndrojnë njëkohësisht kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov dhe ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Omani.
Ndonëse zyrtarisht nuk është komunikuar për negociata mes dy vendeve, si Petkov ashtu dhe Osmani janë takuar me ndihmës sekretaren amerikane të shtetit, Viktoria Nuland.
Kjo e fundit, nëpërmjet një postimi në Twitter se është shumë e kënaqur për takimin me kryeministrin bullgar.
“Së fundmi ka pasur një reagim edhe I kënaqur për takimin me kryeministrin bullgar KirilPetkov në Uashington. Përgjigja parimore dhe e guximshme e Bullgarisë ndaj agresionit rus, angazhimi për reformën kundër korrupsionit dhe synimet e energjisë së pastër e bëjnë atë një aleat të fortë”, shprehet ajo.
Ndërkohë Bujar Osmani në reagimin e tij e tij në Facebook ka shkruar: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për proceset tona integruese në BE, veçanërisht domethënëse në kontekstin e kërcënimeve aktuale të sigurisë. Forcimi i pranisë së SHBA-së në territoret tona është çelësi për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale”.
Vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut ka ngecur në Këshillin e BE-së, pasi Bullgaria ka vendosur veto për shkak të mospajtimeve që ka me Shkupin zyrtar.