Petkoviç: Do të rritet numri i shteteve që tërheqin njohjen e Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, njëkohësisht kreu i ekipit negociator të Beogradit, Petar Petkoviç tha se numri i vendeve që do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës do të rritet.

Ai theksoi se Beogradi do të përdorë të gjitha mjetet juridike dhe politike për të mbrojtur interesat e vendit, shkruan Euronews Serbia.

Sipas Petkoviç, Beogradi dëshiron të bisedojë me Prishtinën dhe të shkojë drejt normalizimit të marrëdhënieve, por se vendi i tij nuk mund të vëzhgojë në heshtje kur sheh se të tjerë ndihmojnë Kosovën që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

“Ne kemi paralajmëruar për këtë gjatë gjithë kohës. Ne kemi thënë se kur Prishtina të aplikojë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare, përgjigja jonë do të jetë e ashpër, e qartë dhe e përgjegjshme. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe politike për të luftuar për interesat tona”, tha Petkoviç.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç deklaroi të premten se i ka dorëzuar presidentit Aleksandër Vuçiç, notat diplomatike të katër vendeve që tërhoqën njohjen e Kosovës.

Sipas tij, Këshilli i Sigurisë Kombëtare autorizoi presidentin Vuçiç që të informojë publikun e gjerë për vendet në fjalë kur ai ta shohë të nevojshme.

Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi se nuk ka informacion se ndonjë shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë.

LEXONI GJITHASHTU

1 COMMENT

  1. serbi serb do ngelet dhe vet e dine qe nk kane ca te bejne dhe vazhdojne kosovaret flasin shqip, gjuha shqipe flitet ne shqiperi, servet vuajne per mende e kokes, eshte e pa logjikshme gjithe kjo urrejtje ndaj kosoves e cila o i bashkohet shqiperise o ngelet kshu si eshte me serbine te kthehet edhe bota permbys nuk do te kene shanc , raca me e keqe ne europe me gjithe rusibe me mire ti zhdukesh nga kjo toke e bekuar ku shellin vetem shqetesime globale

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

SHBA do të armatosë Ukrainën me raketa kundër Flotës së Zezë Ruse

Zyrtarët amerikanë po konsiderojnë armatosjen e ushtrisë ukrainase me raketa të avancuara kundër anijeve, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters. Duke cituar zyrtarë të administratës...

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

TË FUNDIT

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER