Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e sotme është takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ku ka diskutuar edhe për marrëveshjen e demarkacionit të kufijve dy mes dy vendeve.
Osmani tha se gjithçka që do të diskutohet me Malin e Zi, do të bëhet vetëm në parimin e raporteve miqësore.
“Republika e Kosovës ka ratifikuar tri dokumente në parlamentin e saj. Gjithçka që ka të bëjë me raportet tona do të diskutohen dhe zhvillohen në përputhje me parimin e respektit të ndërsjellë dhe raporteve miqësore. Nuk shoh asnjë çështje që mund të prishë raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Osmani.
Ndërsa, presidenti Gjukanoviç, ndryshe nga kryeministri i vendi të tij Dritan Abazoviç, i cili tha se demarkacioni ka marrë fund, tha se përmes komisionit të përbashkët do t’i japin hapësirë çfarëdo dileme të mundshme.
“Kemi folur edhe për çështjen e kufirit, kemi marrëveshjen të nënshkruar në vitin 2015, po ashtu kemi edhe deklaratën e përbashkët të dy presidentëve në vitin 2018 dhe të njëjtat janë miratuar në kuvendet e dy vendeve. Kjo çështje mund të konsiderohet problematike vetëm për ata që dëshirojnë probleme. Megjithatë si dy vende mike, përmes punës së përbashkët të komisionit do t’i japim mundësi çfarëdo korrigjimi”, tha ai.
Dy presidentët u shprehën kundër nismës “Ballkani i Hapur”, i cili po mbështet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Homologët nënvizuan edhe nevojën e bashkëpunimit rajonal, por vetëm kuadër Procesit të Berlinit.
LEXONI GJITHASHTU: