Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por nuk do të ketë asociacion në baza etnike ashtu sikurse po kërkon Beogradi.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se dëshiron që procesi i dialogut të përfundojë me njohje reciproke.
“Nuk ka hapa pas, por Serbia ka mbetur pas, pasi që nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe refuzon ta njohë Kosovën. Biden ka thënë duhet të ketë normalizim të plotë e cila në qendër ka njohje reciproke. Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, por Serbia nuk është. Ne duam dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog. Neve na duhen marrëdhënie normale me Serbinë, por për këtë duhet të ndryshojë Serbia. Kosova është në rregull,” – u shpreh Kurti.
“Tani është koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, por e kemi problem rreshtimin e Serbisë krahas Rusisë, pasi Serbia po e shndërron veten si një Bjellorusi të Ballkanit,” – shtoi kryeministri i Kosovës.
Për më tepër, ai ka bërë të ditur se themelimi i asociacionit nuk është në qendër të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe se një gjë të tillë nuk e ka kërkuar askush nga SHBA-ja.
Kurti ka folur edhe për raportet me SHBA-në për të cilat tha se janë të përhershme.
LEXONI GJITHASHTU: