Sot përsëriten zgjedhjet në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, ku do të vendoset fati për një deputet të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
Shaip Kamberi dhe Koalicioni i shqiptarëve të Luginës kërkojnë për herë të tretë mbështetjen e shqiptarëve për të siguruar këtë vend në parlamentin e Serbisë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kamberi u shpreh se ripërsëritja e zgjedhjeve po kryhet për t’ia dhënë mandatin partisë së kryeparlamentarit Ivica Daçiç dhe për të lënë shqiptarët pa përfaqësues.
“Me zgjedhjet e fundit, me përsëritjen e zgjedhjeve, me arritjen e 670 votave që i morëm në këtë njësi, ne e morëm mandatin që duhet ta kishte marrë Partia Socialiste e kryeparlamentarit Ivica Daçiç. Prandaj, e gjithë kjo po bëhet duke përdorur dhe politizuar Gjykatën Administrative për të lodhur votuesit shqiptarë, për të rikthyer në rivotim dhe për të tentuar që këtë mandat t’ia japin partisë së Daçiçit dhe për të lënë shqiptarët pas asnjë mandat”, tha Kamberi.
LEXONI GJITHASHTU