Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela tha se zhvillimet e fundit që vijnë nga parlamenti bullgar janë lajm i mirë.
“Mendoj që rajoni nuk duhet të ketë alternativë tjetër,” – u shpreh ai, ndërsa tha se është shumë pozitiv kur mendon që çështja e integrimit të RMV-së po merr zgjidhje.
Nëse do ishte për aleancën që ai drejton tema e pakicës bullgare do të ishte zgjidhur që prej vitit 2015, ndërsa theksoi se kanë qenë në dispozicion të çdo procesi integrues.
“Sjellja jonë në drejtim të zgjidhjes së këtij ngërçi dhe vetë fakti që ne mendojmë se nuk duhet të ketë alternativë tjetër veç Bashkimit Europian, ne normalisht që jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështje,” – tha Sela.
Sipas tij është koha që me hapjen e Kushtetutës të zgjidhet dhe çështja e përcaktimit të gjuhës shqipe.