Serbia duhet t’i bashkohet sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, pasi kjo do ta ndihmonte atë të përparojë në procesin e integrimit evropian.
Kështu u shpreh këtë të hënë ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, shkruan N1.
Sipas Schieb, sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore nuk janë kundër popullit rus, por shërbejnë si instrument për mbrojtjen e paqes.
“Sanksionet kundër Rusisë nuk janë të drejtuara kundër popullit rus, por shërbejnë si instrument për mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe lirisë, vlerave mbi të cilat bazohet BE-ja, dhe për këtë arsye vende si Serbia duhet t’i bashkohen masave, dhe kjo do ta ndihmojë Serbinë të përparojë në procesin e integrimit evropian”, por është gjithashtu një imperativ moral”, tha Shib.
Më 23 qershor, u zhvillua Saimit i BE mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se gjatë takimit, atij iu bë presion për t’i vendosur sanksione Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU