Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë.
Kështu u shpreh i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në përfundim të vizitës së tij në Beograd.
Gjatë qëndrimit të tij, Lajçak u takua edhe me përfaqësues të partive opozitare serbe, ku dëgjoi pikëpamjet e tyre në lidhje me dialogun me Kosovën.
“Më vjen mirë që gjatë kësaj vizite u takova me partitë opozitare parlamentare në Serbi për të dëgjuar pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre ndaj dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë dhe si i tillë ka nevojë për mbështetje ndërpartiake”, shkruan Lajçak në Twitter.
Glad that during this visit, I met with parliamentary opposition parties in Serbia to hear their views and approaches to the Dialogue. Normalisation of relations with Kosovo is in Serbia’s national interest and as such needs cross-party support. pic.twitter.com/CbgAj7IdRu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 30, 2022
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç tha pas takimit me Lajçak se dialogu është mënyra më e drejtë me të cilën mund të arrihet një marrëveshje me Kosovën.
LEXONI GJITHASHTU