Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, njëkohësisht kreu i ekipit negociator të Beogradit, Petar Petkoviç është shprehur se kryeministri Albin Kurti është i fiksuar pas pushtimit të veriut të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Petkoviç ka reaguar ndaj Kurtit i cili ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur rendin fhe ligjin në veri të Kosovës.
“Sa i fiksuar është Albin Kurti me pushtimin e veriut të Kosovës dhe Metohisë, ndaj duhet të bëjë video për t’u bindur për këtë?”, shkruan Petkoviç në Twitter.
Kолико је @albinkurti опседнут освајањем севера Kосова и Метохије па мора да снима спотове да у то себе убеди?
Српске средине на KиМ за њега су мисаона именица, а ако му је лакше да живи у паралелној реалности, ту помоћи нема!
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 3, 2022
Reagimi i Petkoviç vjen pasi qeveria e Kosovës vendosi për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga Serbia.
Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 30.09.2022.
LEXONI GJITHASHTU