Shtatë pikat e propozimit francez

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas protestave dhe tri ditë debat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetët miratuan të shtunën, më 16 korrik, propozimin francez për hapjen e rrugës për integrimin evropian të shtetit.

Qëllimi i propozimit është që Bullgaria t’i tërheqë kundërshtimet e saj për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE).

Bullgaria, e cila si anëtare e BE-së ka të drejtën e vetos ndaj anëtarësimit të shteteve të reja, dëshiron që Maqedonia e Veriut të njohë zyrtarisht se gjuha e saj ka rrënjë bullgare, të njohë pakicën bullgare në vend dhe të heqë “gjuhën e urrejtjes” kundër Bullgarisë. Bullgaria tashmë dy vjet, përmes vetos, e kishte bllokuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, me këtë edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë drejt rrugëtimit në procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Dokumenti i njohur si “Propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është prezantuar gjatë kryesimit të Francës me Presidencën e BE-së dhe përbëhet nga shtatë pika. Dokumentin Qeveria maqedonase e ka publikuar më 1 korrik.

Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë edhe në propozimin francez.

  1. Duke përsëritur konkluzionet e tij të datës 14 dhjetor 2021, Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për të vazhduar agjendën e reformave të Bashkimit Evropian dhe për të ofruar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme.

    2. Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të dukshme dhe zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe në mirëbesim, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë.

    3. Në këtë drejtim, Këshilli mirëpret marrëveshjen për protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të formuar sipas nenit 12 të kësaj Marrëveshjeje. Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal, të cilat mbeten elemente thelbësore në procesin e zgjerimit, si dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit.

  2. Gjithashtu, do të mundësojë forcimin e të drejtave të barabarta të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve në Maqedoninë e Veriut dhe si të tilla do të kontribuojnë në pajtueshmëri me kriteret politike të Kopenhagës. Në këtë drejtim, Këshilli mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut për t’i filluar me prioritet ndryshimeve në amendamentet përkatëse kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e kombeve të tjera, si p.sh bullgarët.

    5. Marrë parasysh progresin dhe harmonizimin e papenguar në të gjitha zonat e identifikuara nga Këshilli në qershor 2018, Këshilli vendosi të miratojë Kornizën e Negocimit dhe, në përputhje me Metodologjinë e Përmirësuar dhe vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të marrë më 25 mars 2020, për të mbajtur konferencën politike ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut për të paraqitur hapat e ardhshëm të procesit të zgjerimit, pas miratimit të Kornizës së Negocimit, siç përshkruhet në “Deklaratën hyrëse të BE-së”.

    6. Për të përfunduar këtë fazë të hapjes së negociatave të anëtarësimit, Këshilli gjithashtu vendos të thërrasë një tjetër konferencë ndërqeveritare me qëllim që të prezantoj Kornizën Negociuese dhe gjendjen aktuale të punëve përgatitore të kryera nga Komisioni dhe është gati ta mbajë pa vonesa të mëtejshme ose vendime të mëtejshme politike, sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë angazhimin e saj për amendamentet kushtetuese të sipërpërmendura, në përputhje me procedurat e brendshme të saj.

    7. Në këtë drejtim, Këshilli vëren se Komisioni ka bërë përparim në të punën e tij për zbatimin dhe përfundimin e procesit të shqyrtimit analitik të ligjit të BE-së (acquis) dhe është i gatshëm të prezantojë menjëherë rezultatet e Maqedonisë së Veriut. Bazuar në këtë, Këshilli fton Komisionin që të vazhdojë të vlerësojë shkallën e gatishmërisë së Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në fusha të caktuara dhe për të identifikuar çështjet që ka të ngjarë të shfaqen në negociata, duke filluar nga grupi themelor, vlera, të cilat, në përputhje me Kornizën Negociuese, do të hapen pasi Maqedonia e Veriut do të përmbushë kriteret përkatëse të dakorduara nga Këshilli.

Burimi: Radio Evropa e Lirë

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

TË FUNDIT

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

Pse shqiptarët zgjedhin Anglinë? Flet përfaqësuesi i diasporës në Now

Daniel Nikolla, përfaqësuesi i diasporës thotë se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë ndërgjegjësuese për të ndalur largimin e të rinjve, të cilët...

Kreshnik Spahiu: Tre ligjet gjermane që do ndihmojnë shqiptarët për t’u punësuar

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në “Now” me Erla Mëhillin tre projektligje që pritet të kalojnë në Bundestag dhe do ndihmojnë shqiptarët për t'u punësuar. Ata...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?