‘Bullgarët nuk do të ndalen’, qytetarët në RMV skeptikë për negociatat me BE-në

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë skeptikë për ndryshimet pas nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Shumë prej atyre që intervistoi Euronews Albania shprehen se nuk do shohin asnjë përfitim afatshkurtër, dhe se Bullgaria nuk do heqë dorë nga bllokimi i Maqedonisë së Veriut gjatë gjithë rrugëtimit për në BE.

“Po dëgjoj gjithçka për atë se na cenohet gjuha, maqedonishtja jonë, por do e shohim se si do dalë në fund. Siç kanë filluar Bullgarët, nuk do të ndalen dhe për këtë gjë jam i sigurt 100 për qind. Por ku do të përfundojnë nuk mund t’ju them tani.”

“Kjo nuk është aspak mirë për popullin maqedonas. Po humb identitetin, po e shtypin. Gjithçka po gëlltit populli jonë. Vazhdimisht detyrohet të përkulet. Prandaj kjo nuk është aspak mirë as për popullin as për shtetin”, shprehen disa qytetarë.

Por ka edhe qytetarë optimistë që vlerësojnë se ky moment është tejet i rëndësishëm për shtetin dhe popujt që jetojnë në të pavarësisht se nuk do ketë rezultate të dukshme afatshkurtër.

“Mendoj se do të përfitojmë dhe do të shkojmë në Bashkimin Evropian. Do duhet të zbatohen ato pikat që janë të vështira, por do t’i plotësojmë”, sipas tyre.

Në Maqedoninë e Veriut për rreth dy javë opozita dhe qytetarë kanë protestuar kundër propozimit francez, me pretendimin se zgjidhja e ngërcit me Bullgarinë do të cënojë gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Nga ana tjetër faktori shqiptar, si qytetarët ashtu edhe politikanët, njëzëri kanë përkrahur dhe votuar propozimin francez si parakusht për të vazhduar rrugëtimin euroatlantik.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

26 viktima, traktori me rimorkio bie në një liqen në Indi

Një traktor bujqësor me një rimorkio plot me njerëz u përmbys dhe ra në një liqen në veri të Indisë, duke vrarë 26 persona,...

Të paktën 18 të plagosur nga shpërthimi i azotit të lëngshëm në Spanjë

Të paktën 18 persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, kur një kazan me azot të lëngshëm shpërtheu gjatë një mbledhjeje...

Një uragan shkatërrues gjunjëzoi pjesë të SHBA-së

Ian, një nga uraganet më të forta dhe më të këqija që ka goditur ndonjëherë SHBA-në, mori 54 jetë, me 47 vdekje të konfirmuara...

TË FUNDIT

Ish-ambasadori Gashi shpjegon si funksionon Bosnje-Hercegovina: Ka 14 qeveri

Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa...

Të parafundit në rajon, rritja ekonomike ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është poshtë parashikimit të BERZH-it për 2022-shin. BERZH uli në 3 për qind rritjen e ekonomike...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?