Zjarret masive “shkatërrojnë” pushimet në ishullin Lesbos në Greqi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zjarret masive në Europë duket se po shkatërrojnë edhe pushimet e turistëve në vëndet më atraktive të Greqisë dhe jo vetëm.

Banorët vendas në ishullin Lesbos së bashku me tursitët u evakuuan pasi  zjarri shkatërroi shtëpitë dhe zonën e plazhit të njohur si Vatera, ku është zakonisht përqendrimi më i madh i turistëve të huaj.

Vatrat masive të zjarrit u aktivizuan ditën e shtunë në mëngjes dhe nuk janë  neutralizuar ende, ndonëse  zjarrfikësit po përdorin edhe helikopter për të shuar flakët. Autoritetet janë në pritje të përforcimeve nga rajone të tjera të Greqisë.

Referuar mediave vëndase në Greqi, autoritetet lokale urdhëruan largimin e turistëve nga resorti që ishte i mbushur plot. Televizioni shtetëror ERT raportoi se të paktën dy shtëpi janë shkrumbuar totalisht.

Zjarret massive janë përhapur në pjesë të ndryshme të vëndit fqinj gjatë ditëve të fundit, për shkak edhe të temperaturave tepër të larta.

Një vatër e konsiderueshme zjarri vijon të avancojë prej tri ditësh në sipërfaqe të mëdha toke në një kodër në ishull, pranë Parkut Kombëtar Dadia, ku tymi ka penguar edhe avionët për të vepruar në zonë. Të mërkurën, zjarri që përfshiu sipërfaqe të mëdha në malet pranë Athinës shkatërroi disa shtëpi dhe detyroi qindra persona të evakuohen.

Në 2021, për shkak të zjarreve masive, u shkatërruan 121 mijë hektarë pyje në të gjithë Greqinë, gjatë asaj që u vlerësua si vala më e keqe e të nxehtit në 30 vitet e fundit.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

TË FUNDIT

Pse shqiptarët zgjedhin Anglinë? Flet përfaqësuesi i diasporës në Now

Daniel Nikolla, përfaqësuesi i diasporës thotë se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë ndërgjegjësuese për të ndalur largimin e të rinjve, të cilët...

Kreshnik Spahiu: Tre ligjet gjermane që do ndihmojnë shqiptarët për t’u punësuar

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në “Now” me Erla Mëhillin tre projektligje që pritet të kalojnë në Bundestag dhe do ndihmojnë shqiptarët për t'u punësuar. Ata...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?