Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç shpreson që Kosova ta marrë seriozisht dialogun e ardhshëm që do të zhvillohet në Bruksel.
Gjatë një takimi që pati me nënkryetarin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Jergens Frederik, Petkoviç theksoi se dialogu duhet të shërbehjë si hapësirë për zgjidhje diplomatike të problemeve në terren, shkruan RTS.
Sipas tij, se fakti që Kosova refuzon formimin e Asosacionit, tregon se autoritetet në Pristhinë nuk janë të interesuar për sigurinë apo të drejtat e serbëve, por për konfliktet dhe krizat.
“Prandaj Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj dialogut si kornizë e vetme për zgjidhjen e krizave dhe problemeve në terren dhe në muajin e ardhshëm do të përballemi me një luftë të rëndësishme diplomatike për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, theksoi Petkoviç.
Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohen më 18 gusht në Bruksel.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano i cili tha se të dy liderët kanë pranuar ftesën e përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell. Në këtë takim do jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
LEXONI GJITHASHTU