Petkoviç: Serbët duan formimin e Asosacionit, jo dokumentet e Kosovës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç thotë se serbët duan formimin e Asosacionit në Kosovë dhe jo dokumentet sipas reciprocitetit, që ai i konsideron të rreme.

Sipas Petkoviç, zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi e ka humbur kredibilitetin për të folur për procesin e dialogut dhe marrëveshjet e arritura, shkruan B92.

“Ajo që duan serbët është bashkimi i Komunave Serbe me të gjitha pushtetet dhe kompetencat ekzekutive siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Parë të Brukselit të vitit 2013 dhe Marrëveshjen për Parimet e Përgjithshme të vitit 2015 dhe jo siç do të dëshironte Bislimi, duke e krahasuar Asosacionin me një organizatë jo qeveritare”, theksoi ai.

Petkoviç u shpreh se pas marrëveshjes për energjinë, kryeministri Albin Kurti dhe Besnik Bislimi shkuan në drejtim të lëvizjeve të njëanshme dhe veprimeve të dhunshme, duke shmangur dialogu.

Ndërsa, ditën e djeshme, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.

Escobar tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet dhe shtoi se SHBA pret që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Të pathënat e Alpha Show, Noizy intervistë për Euronews Albania| 5 ngjarje

Kushtoi mbi gjysmë milion euro, Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show,...

Gjashtë avionë luftarakë gjermanë iu afruan Singaporit 

Një grup avionësh luftarakë të Forcave Ajrore Gjermane iu afruan Singaporit në një përpjekje për të fluturuar rreth 12,800 kilometra nga baza e tyre...

LDK refuzoi takimin, Begaj: Nuk arrita t’i bashkoja partitë në një tavolinë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë është takuar me krerët e institucioneve dhe krerët e opozitës, me...

TË FUNDIT

Zbulohet axhenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen të enjten më 18 gusht në Bruksel, pas më shumë...

Aktorja 95-vjeçare do kandidojë për senatin italian

Ikona e kinemasë italiane Gina Lollobrigida do të kandidojë për Senatin në zgjedhjet e vendit të saj muajin e ardhshëm, disa javë pasi festoi...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?