Mitsotakis për skandalin e përgjimeve: Të rinovohet shërbimi sekret grek

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Skandali i përgjimeve po trondit qeverinë greke të drejtuar nga Kiriakos Mitsotakis. Dy ditë më parë dhanë dorëheqjen drejtori i Shërbimit Informativ dhe sekretari i përgjithshëm i kabinetit të kryeministrit.

Në një konferencë për mediat mbi këtë çështje kreu i qeverisë  u shpreh se ai nuk kishte dijeni që kreu i partisë opozitare ishte përgjuar nga inteligjenca greke në vitin 2021,  duke shtuar se ai kurrë nuk do ta lejonte një gjë të tillë.

“Edhe pse gjithçka ishte bërë në mënyrë të ligjshme, Shërbimi Informativ Kombëtar nënvlerësoi dimensionin politik të atij veprimi. Ishte formalisht legjitime, por politikisht e papranueshme. Nuk duhej të kishte ndodhur dhe minoi besimin e qytetarëve në inteligjencën kombëtare,” u shpreh  Mitsotakis.

Kryeministri tha se rasti i fundit nxori në pah defektet e shërbimit sekret grek dhe premtoi një rinovim të  këtij institucioni.

Pak ditë më parë dy gazetarë zbuluan se telefonat e tyre ishin përgjuar.

Ndërsa më  26 korrik, kreu i Lëvizjes Socialiste (PASOK), Nikos Androulakis, zbuloi se telefoni i tij ishte vendosur po ashtu në shënjestër  të përgjimeve, cka coi edhe në dorëheqjen e dy zyrtarëve të lartë.

Në një seancë të mbyllur në parlament më 29 korrik, kreu i shërbimit informativ  pranoi se kishte përgjuar dy gazetarë investigativë grekë. Shërbimet sekrete përmendën arsyet e sigurisë kombëtare si justifikim pas tensioneve me Turqinë në Mars 2020.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Yjet e rokut shesin repertorin/ Collins e grupi Genesis firmosin akordin 300 mln $

Këngëtari i njohur Phil Collins dhe shokët e grupit të tij Genesis shitën të drejtat e muzikës së tyre në kuadër të një marrëveshjeje...

Skandali në botën e shahut, Carlsen mposhtet nga një 19-vjeçar dhe e akuzon për hile

E kishte cilësuar si një përballje sa për statistikë, por Magnus Carlsen kampioni i botës në shah mbeti i shtangur nga një adoleshent 19-vjeçar. Hans...

Derbi Partizani-Tirana/ Bilanci favorizon të kuqtë, Colella vlerëson kundërshtarin

Derbi Partizani-Tirana është kryendeshja e javës së 6 të Superligës Shqiptare, me të dyja klubet të cilat tashmë kanë thyer heshtjen. Përgjatë gjithë këtyre...

TË FUNDIT

Festë në ‘Sheshin e Kuq’, Putin: Qytetarët e 4 rajoneve zgjodhën Rusinë

Disa qindra persona u mblodhën mbrëmjen e së premtes në Sheshin e Kuq, për të festuar aneksimin e territoreve ukrainase. Presidenti rus u rrethua nga...

Virozat e stinës, fluks në qendra shëndetësore/ Simptomat: temperaturë dhe rrufë

Me ndryshimin e temperaturave numri i pacientëve që i drejtohen Qendrave Shëndetësore dhe urgjencës pediatrike është rritur. "Numri i vizitave ka rritje. Mund të shkoj...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?