Mbyten 50 emigrantë në Greqi, ishin nisur me varkë nga Turqia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet në Greqi druhen se shumë persona kanë humbur jetën pasi një varkë me të cilën udhëtonin në përpjekje për të arritur brigjet e vendit u fundos në ujërat e Mesdheut.

Zyrtarët helenë kanë bërë të ditur se një operacion shpëtimi nga deti dhe ajri mundi t’u vinte në ndihmë 29 personave të tjerë, të cilët u gjendën në vështirësi për shkak të detit të trazuar, në afërsi të ishullit të Rodit.

Dyshohet që viktimat, të cilat ishin nisur nga Turqia, të jenë rreth 50. Kërkimet e zhvilluara deri tani për to kanë rezultuar pa sukses.

Varka me refugjatë ishte nisur nga Antalia. Ajo kishte si destinacion Italinë, por askush që ndodhej në bord nuk mbante veshur jelekun e shpëtimit.

Turqia është një pikë e rëndësishme nisjeje e emigrantëve që synojnë të arrijnë Evropën. Në rastin konkret, shumica e atyre të shpëtuar janë nga Afganistani, Iraku dhe Irani.

Që nga janari i këtij viti, 64 persona kanë humbur jetën në lindje të Mesdheut, pa llogaritur 8 që u mbytën pranë ishullit Mikonos më 19 qershor. Të njëjtën ditë u shpëtuan 108 refugjatë të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Ish-ambasadori Gashi shpjegon si funksionon Bosnje-Hercegovina: Ka 14 qeveri

Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa...

Të parafundit në rajon, rritja ekonomike ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është poshtë parashikimit të BERZH-it për 2022-shin. BERZH uli në 3 për qind rritjen e ekonomike...

Të vdekur dhe të djegur, civilë ukrainas shtrihen të vrarë pas tërheqjes ruse

Ndërsa forcat ruse u tërhoqën nga periferia e qytetit lindor të Ukrainës, nëpër rrugë u panë trupat e civilëve të vdekur dhe të djegur. Të...

TË FUNDIT

Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit 

Ministri japonez i Mbrojtjes Hamada Yasukazu, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe zv. kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Australisë Richard Marles dënuan...

A do të rikthehet Bojko Borissov? Bullgarët sot sërish në zgjedhje

Qytetarët bullgarë këtë të diel u drejtohen qendrave të votimit Kjo është hera e katërt në dy vjet që bullgarët shkojnë në zgjedhje. Zgjedhjet e përgjithshme...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?