Pesë kineastë nga Kosova i shtohen Akademisë Evropiane të Filmit, Eshref Durmishi: Kemi marrë një hov të mirë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Akademisë Evropiane të Filmit i shtohen edhe pesë kineastë të tjerë nga Kosova, emra premtues dhe që kanë njohur suksese së fundmi.

Regjisorja Antoneta Kastrati me filmin e saj të parë artistik “Zana”, pas premierës në Toronto u propozua për të përfaqësuar Kosovën në Oscar 2020.

Regjisorja Blerta Basholli me filmin “Zgjoi” rrëmbeu tre trofe në Sundance Film Festival.

Norika Sefa u vlerësua me një çmim special në “Rotterdam Film Festival”, ndërsa filmi i regjisores More Raça dha premierën në festivalin e Sarajevës dhe Kajros.

Arritje ka njohur edhe aktori dhe producenti Eshref Durmishi, i cili ishte aktor dhe producent në filmin e parë të Kosovës të nominuar për Oscar. Me këto emra, bëhen 23 anëtarë nga Kosova që janë pjesë e kësaj Akademie.

Ky i fundit u shpreh për Euronews Albania se rrugëtimi në Akademinë Evropiane të Filmit është një lajm i mirë në këto ditë të vështira, për artistët dhe kineastët e Kosovës.

“Para 20 viteve ne ia kemi nisur nga zero, ose ndoshta nga minus, se gjatë luftës ose para luftën ne nuk e kemi zhvilluar ashtu siç kemi dashur. Tani kemi marrë një hov të mirë”, përfundoi ai.

Etiketimet

Studentët nga Beogradi: Në lokalet serbe dëgjohen këngëtarët shqiptarë

Studentët serbë Borivoje Llaziç dhe Nevena Zhivançeviç të cilët studiojnë gjuhën shqipe në fakultet thonë se shqipen e kanë dëgjuar fillimisht nga këngët. Në një intervistë për...

Të flasësh shqip në Serbi, studenti nga Beogradi: Nuk jam paragjykuar për gjuhën

Borivoje Llaziç, student nga Serbia që studion gjuhën shqipe thotë se nuk është paragjykuar që ka zgjedhur të studiojë gjuhën e në kombi me të...

Dita Botërore e Fotografisë, Tasho: Nuk mjafton të shkrepësh aparatin, duhet mendim

19 gushti është dita ndërkombëtare e fotografisë. Fotografi Roland Tasho tha për Euronews Albania se arti i fotove është masivizuar, por jo të gjithë...

TË FUNDIT

Informacione se në Kosovë veprojnë grupe ilegale serbe, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka informacione se në territorin e Kosovës veprojnë “grupe apo organizata ilegale” nga Serbia, ndërsa Prokuroria Speciale në Prishtinë është duke...

Humb jetën në një aksident në Greqi 54-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident në qendër të Selanikut. Mediat greke raportojnë se 54-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?