Ndalohen boksierët kosovarë të hynë në Serbi, reagon Federata Ndërkombëtare e Boksit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ekipi i boksierëve nga Kosova nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.

Kjo pasi ekipit të boksierëve kosovarë iu është kërkuar prezantimi pa simbole shtetërore, gjë të cilën këta fundit nuk e kanë pranuar, sipas asaj që raporton media vendase KosovaPress.

Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA) ka reaguar menjëherë mbi ngjarjen.

“AIBA synon të krijojë një ambient miqësor për çdo boksier dhe bota e boksit nuk njeh kufij. Ne besojmë se të gjithë sportistët duhet të kenë një shans të barabartë në garë dhe të paraqesin aftësitë e tyre më të mira në ring. Qëllimi i sportit është të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i pavarur nga politikat kombëtare”.

Sekretari i përgjithshëm i federatës ka kërkuar që autoritetet serbe të lejojnë boksierët kosovarë që të garojnë me simbole shtetërore.

“AIBA është në kontakt me organizatorë, Federatën Serbe të Boksit në përpjekje për të përmirësuar situatën”.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

5 të vdekur dhe 1615 raste të reja me COVID

Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1615 raste të reja me virusin. Rastet e...

OSHEE i ndërpreu dritat, djali i të ndjerës: Vdiq nga i ftohti

Liljana Sema raportohet të ketë humbur jetën nga i ftohti. Djali i saj, Kushtrim Sema akuon se OSHEE ia ndërpreu dritat pa të drejtë. I...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER