Ndalimi i boksierëve në kufi me Serbinë, Kosova paralajmëron masa

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kosova do të vendosë gjatë kësaj jave për ndalimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive “paralele” serbe në Kosovë, tha ministri i Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Ai tha se në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Paralajmërimi për ndalimin e aktiviteteve sportive vjen pasi Serbia i pengoi boksierët nga Kosova të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Beograd.

Çeku tha se rekomandimet mbi bazën e të cilave autoritetet do të marrin masa, do të vendosen nga Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport.

Gjatë një konference për media me ekipin e boksit të Kosovës, Çeku dënoi ashpër vendimin e autoriteteve serbe për t’iu pamundësuar boksierëve kosovarë pjesëmarrjen në në Beograd.

Ai i bëri thirrje Federatës Ndërkombëtare të Boksit dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të marrin masa adekuate kundër organizatorit. Në të kundërtën, shtoi Çeku, “ne do të detyrohemi t’iu nënshtrohemi të gjitha mjeteve ligjore kundër ndëshkimit të sportistëve tanë dhe shtetit të Kosovës”.

“Qasja e shtetit serb e ka tejkaluar dimensionin sportiv duke e shndërruar atë në çështje politike. Prandaj u bëjmë thirrje edhe Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera që të reagojnë ndaj këtij vendimi, për të mos lejuar që kjo shkelje dhe ky diskriminim të kalojë në heshtje”, tha Çeku.

Kampionati Botëror i Boksit, i cili sivjet mbahet në Beograd, filloi më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor. Por, Kosova nuk do të marrë pjesë në gara, pasi autoritetet e Serbisë nuk i kanë lejuar sportistët kosovarë të hyjnë në territorin e Serbisë.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë rreth 650 garues nga 105 shtete. Kosovën në këtë kampionat ishte paraparë që ta përfaqësonin tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

Federata e Boksit e Kosovës është bërë anëtare e Federatës Botërore të Boksit në vitin 2014.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

1 COMMENT

  1. Tregon se akoma ka shqiptar te verteta 🇦🇱🇽🇰 solidariteti I treinerit te kombtare shqiptare I tregon mikut te vuqiqit se jemi nje komb nje gjak jemi shqiptar ne kosova dhe shqipri

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

5 të vdekur dhe 1615 raste të reja me COVID

Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1615 raste të reja me virusin. Rastet e...

OSHEE i ndërpreu dritat, djali i të ndjerës: Vdiq nga i ftohti

Liljana Sema raportohet të ketë humbur jetën nga i ftohti. Djali i saj, Kushtrim Sema akuon se OSHEE ia ndërpreu dritat pa të drejtë. I...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER