Sulmi me armë në Deçan, reagojnë politikanët në Kosovë e Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Politikanët në Kosovë dhe Shqipëri kanë reaguar pasi sulmit me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Deçan, ku mbetën të vrarë tre persona, mes të cilëve dy nxënës të mitur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar tronditëse ngjarjen në Deçan dhe u ka shprehur familjarëve të prekur ngushëllime.

Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar sulmin kriminal një goditje të rëndë ndaj rendit dhe sigurisë.

“Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, shkruan Osmani në Facebook, ndërsa ka kërkuar nga organet e rendit që të vënë para drejtësisë sa më parë autorët.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në faqen e vet në Facebook ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe ka bërë apel për kapjen sa më parë të autorit e aktit të rëndë kriminal.

Edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur tronditjen e  madhe nga ngjarja tragjike, teksa ka nxitur organet e rendit të vënë sa më parë para drejtësisë autorët.

Reagime lidhur me sulmin e rëndë kanë ardhur edhe nga kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK, Memli Krasniqi.

Reagimet të politikanëve nga Kosova u janë bashkuar edhe politikanët më të lartë në Shqipëri. Presidenti, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë shprehur indinjatën e tyre për ngjarjen e rëndë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15...

1 mijë lekë për dy fëmijë jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...

TË FUNDIT

Shpërthim në lokalin e një polici në Shkodër

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit të një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:20. Fatmirësisht nuk ka të lënduar...

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë?

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se ka "shumë të vdekur" nga një sulm rus me raketa pranë Chernihivit. Ai ka akuzuar Rusinë për një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER