Tre persona kanë mbetur të vrarë në Deçan të Kosovës nga të shtënat me armë në drejtim të një autobusi me nxënës.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Gllogjan.
Korrespondenti i Euronews Albania, Kosovë Gjoci raporton se mes të vrarëve janë dy nxënës dhe shoferi i autobusit ndërsa një i katërt ka mbetur i plagosur.
Mësohet se dy nxënësit që kanë humbur jetën nga sulmi me armë janë të moshës 17 dhe 18 vjeç.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi në momentin e ngjarjes në autobus gjendeshin tetë persona.
Deri tani sipas Prokurorisë së Pejës nuk dihet motivi i këtij sulmi.
Lajm në përditësim