Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një autobusi me nxënës.

Në nderim të tri viktimave, qirinj po ndezin shumë qytetarë, nxënës, kryetari Bashkim Ramosaj, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe disa deputetë.

Të vdekur në Gllogjan të Deçanit mbetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Një nxënës tjetër, 17 vjeçar është plagosur dhe po trajtohet në Spitalin e Pejës.

Ende nuk dihen motivet e një sulmi të tillë, ndërkaq personi për të cilin dyshohet se ka kryer këtë krim është në arrati.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, deklaroi se kanë marrë informacione të ndryshme për rastin dhe se të njëjtat janë duke u trajtuar me kujdes nga ana e Policisë së Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që nëse kanë çfarëdo informacioni t’i drejtohen Policisë së Kosovës në mënyrë që ky rast të zbardhet sa më shpejtë.

“Kushdo që ndihmon vrasësin implikohet në vepër të rëndë penale, nuk bëhet më fjalë për çfarëdo lloj solidariteti me vrasësin e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Prandaj, sa më parë që dorëzohet aq më mirë edhe për rrethin e tij, por aq më mirë edhe për qytetarët e gjithë Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se aktualisht janë duke bërë ekzaminimet, pastrimi i terrenit dhe shikimi i detajuar i rrethinës së ngjarjes. Ai tha se sipas dyshimeve fillestare vepra është kryer nga një person, por që u shpreh se mund të ketë ndërlidhje me më shumë persona.

Mehmeti tha se aktualisht po flasin për një person që mund të ketë kryer vrasjen, por që tha se mund të ketë ndërlidhje edhe të personave të tjerë. Sa i përket motiveve, Mehmeti tha se është shumë herët që të flitet për një gjë të tillë.

Edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë që të zbardhet sa më shpejtë ky rast.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zbulohet laborator me mbi 10 mijë bimë kanabis në veri të Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontrabandës në veri të vendit, ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit. Ministri i Punëve...

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

TË FUNDIT

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...

Refugjatët ukrainas mund të shkëmbejnë paratë e tyre me euro në Gjermani

Refugjatët ukrainas në Gjermani do të jenë në gjendje të shkëmbejnë paranë e tyre, hryvnia ukrainase, në euro nga kjo e martë pa kurs...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER