Ende pa autor sulmi me tre të vrarë në Deçan, jashtë rrezikut i plagosuri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me gjithë impenjimin maksimal të policisë së Kosovës, ende nuk është arritur të zbardhet asgjë mbi sulmin me armë ndaj një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit ku ngelen të vrarë 3 persona. Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla ka udhëtuar me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërkohë që përfaqësues të qeverisë kanë shkuar në spitalin e Pejës, ku është i shtruar një nxënës i plagosur nga plumbat e agresorit, ende të paidentifikuar. Kryeministri I Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar angazhim të plotë nga policia për sjelljen para drejtësisë të autorit të ngjarjes.

Sipas policisë, janë ngritur disa pista hetimore, por ende nuk ka asgjë konkrete. Ngjarja është rindërtuar edhe nga dëshmitarët okularë që udhëtonin brenda në autobus, të cilët vetëm kanë arritur të shohin personin me kapuç që hapi zjarr me automatik në drejtim të tyre. Shoferi i autobusit dhe dy nxënës maturantë që udhëtonin me linjën Gjakovë-Deçan, kanë gjetur vdekjen në vend, ndërkohë që një tjetër nxënës ka ngelur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës. Mjekët shprehen optimistë për gjendjen e tij.

I gjithë opinioni publik në Kosovë, por edhe në Shqipëri, ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e rëndë. Presidentja Vjosa Osmani, ish-presidentja Jahjaga, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ngushëlluan të prekurit dhe shkruan në rrjete sociale se kjo ngjarje meriton ndëshkim të ashpër nga drejtësia.

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Akuzat për manipulim në luftën për FSHF

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së po shoqërohen me akuza për manipulim dhe ndërhyrje të politikës. Cila është rruga deri në asamblenë zgjedhore të 2...

Ambasadorja e SHBA takim me kreun e Gjykatës së Lartë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një takim me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ambasadorja thotë se...

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER