Asnjë viktimë dhe 16 raste të reja me coronavirus në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se janë shënuar 16 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit. Përgjatë kësaj periudhe kohore nuk u shënua asnjë viktimë.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1,424 personave.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 10 persona, ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 320.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore në 24 orët paraprake kanë administruar 2285 vaksina kundër koronavirusit.

Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më 2 dhjetor në Kosovë janë administruar 1.619.802 doza të vaksinës.

Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar 763.652 ndërsa me një dozë, 856.150 persona.

Në Kosovë përdoren vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të drejtë për t’u vaksinuar kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar n 45 gjuhë. Me këtë rast, Akademia...

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER