Nga sot, për të gjithë ata që duan të hyjnë në shtetin e Kosovës, ka nisur zbatimi i masave të reja kundër COVID-19.
Në kufi, udhëtarët duhet të paraqesin një dëshmi të vaksinimit me dy doza.
Personat që kanë vetëm një dozë vaksine, duhet të paraqesin test negativ PCR 48 orësh ose dëshminë që e kanë kaluar korona virusin.
Ndër masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë, parashikohet që shtetasit kosovarë dhe ata me qëndrimin të përkohshëm të vaksinohen në ekipet e lëvizshme të vendosura nga kufi ose aeroport.
Nga paraqitja e dëshmive për vaksinim apo testeve për COVID-19, sipas masave të reja do të përjashtohen personat që kalojnë transit nëpër Kosovë, personat nën 12 vjeç si dhe ata që kanë dëshmi mjekësore se nuk mund të vaksinohen.
Për sa i përket orareve të lëvizjes, sektori i gastronomisë do të vazhdojë të punojë deri në orën 23.00, ndërkohë muzika ndalohet pas orës 21:30.
Të ndaluara vazhdojnë të të jenë dhe organizmet e festave.
LEXONI GJITHASHTU: