Policia e Kosovës sekuestron 272 pajisje për prodhim të kriptovalutave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion për sekuestrimin e pajisjeve për mihjen e kriptovalutave në fshatin Trebice të Leposaviqit, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u sekuestruan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe është arrestuar një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.

Në aksion kanë qenë të përfshirë njësi të ndryshme, të cilat e kanë mbështetur Doganën e Kosovës në kryerjen e kontrolleve në veri.

Lloji i pajisjeve të sekuestruara sipas Policisë së Kosovës është “Antminer” që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutës “Bitcoin”.

“Mjetet e konfiskuara janë, Antminer S9i 14.0T-128 copë, Antminer S9 13.5T-117 copë, Antminer S9 13.0T- 5 copë, Antminer S9i 14.5T- 19 copë, Antminer S9 10.5T- 3 copë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kosova është duke u përballur me krizë energjike, pas rritjes së çmimit të importit të energjisë elektrike. Autoritetet kanë miratuar masa emergjente për energji.

Gjatë javës së kaluar, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi pajisjet me të cilat prodhohen ato shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike.

Për shumë vite në Kosovë është raportuar për keqpërdorim të energjisë elektrike në veri të Mitrovicës për prodhimin e kriptovalutave apo valutave digjitale.

Në katër komunat me shumicë serbe, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e Mitrovicën Veriore, që nga paslufta nuk paguhet energjia elektrike nga banorët që jetojnë atje.

Pajisjet që janë për prodhim të kriptovalutave, zakonisht janë kompjuterë me kartela grafike.

Ekspertët e kriptovalutave kanë kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

26 viktima, traktori me rimorkio bie në një liqen në Indi

Një traktor bujqësor me një rimorkio plot me njerëz u përmbys dhe ra në një liqen në veri të Indisë, duke vrarë 26 persona,...

Të paktën 18 të plagosur nga shpërthimi i azotit të lëngshëm në Spanjë

Të paktën 18 persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, kur një kazan me azot të lëngshëm shpërtheu gjatë një mbledhjeje...

Një uragan shkatërrues gjunjëzoi pjesë të SHBA-së

Ian, një nga uraganet më të forta dhe më të këqija që ka goditur ndonjëherë SHBA-në, mori 54 jetë, me 47 vdekje të konfirmuara...

TË FUNDIT

Ish-ambasadori Gashi shpjegon si funksionon Bosnje-Hercegovina: Ka 14 qeveri

Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa...

Të parafundit në rajon, rritja ekonomike ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është poshtë parashikimit të BERZH-it për 2022-shin. BERZH uli në 3 për qind rritjen e ekonomike...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?