Kosova e quan ‘të papranueshëm’ mbajtjen e referendumit serb

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se është e papranueshme mbajtja e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në Kosovë.

Ai tha se legjislacioni si dhe praktikat ndërkombëtare janë të qarta në këtë drejtim.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni”, deklaroi Abdixhiku.

Faktori ndërkombëtar kërkoi sot që Qeveria e Kosovës të tërhiqet nga vendimi për të mos lejuar mbajtjen e referendumit serb në territorin e Kosovës.

Edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti tha se Kosova nuk ia mohon të drejtën e votimit asnjë qytetari serb, por kjo e drejtë, sipas tij, nuk mund të “manifestohet duke shkelur sovranitetin e vendin”.

“Si Republikë, jemi të barabartë mes fqinjëve tanë në rajon, prandaj duhet t’i shohim edhe praktikat e tyre në raport me pakicat serbe dhe me këtë proces votimi. Për më tepër, ne synojmë anëtarësimin në BE dhe duhet t’i shohim edhe praktikat e vendeve anëtare të cilat kanë pakica serbe”, tha Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë më ndërmjetësimin e OSBE-së.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me praktikën e vendosur”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e përbashkët.

Këto vende kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Më herët gjatë ditës, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë më ndërmjetësimin e OSBE-së.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me praktikën e vendosur”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e përbashkët.

Këto vende kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Të dielën, më 16 janar, Serbia mban referendumin për ndryshimin e Kushtetutës. Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë për këtë referendum përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është kundërshtuar nga Beogradi zyrtar, që ka paralajmëruar Prishtinën për “pasoja të rënda”.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER