Vendet e Quint-it thirrje Kurtit të lejojë referendumin serb në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë më ndërmjetësimin e OSBE-së.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me praktikën e vendosur”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e përbashkët.

Këto vende kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hap perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”, vijon komunikata.

Një ditë më parë, edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell i drejtoi të njëjtën kërkesë ndaj qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.

Serbia, më 16 janar, do të mbajë referendum për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë.

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER