Qytetarët në Prishtinë kanë formuar radhë të gjata për t’u testuar për COVID-19, përpara Institutit të Shëndetësisë të mërkurën.
Interesimi i madh i qytetarëve për testim vjen në kohën kur Kosova shënon rritje të ndjeshme të infektimeve të reja.
Në raportin e fundit, Instituti i Shëndetësisë ka njoftuar për një të vdekur dhe 720 raste të reja me virusin.
Institucionet shtetërore kërkojnë nga qytetarët që të vaksinohen, për të përballuar virusin.
Që prej fillimit të dhjetorit në Kosovë po jepet edhe doza e tretë e vaksinës anti-COVID.
Aktualisht në Kosovë janë 5678 të infektuar me COVID, ku numri më i lartë është në Prishtinë.