Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të vizitojë Kosovën në fund të janarit bashkë me Përfaqësuesin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor si dhe zv.ndihmës sekretar i shtetit, Gabriel Escobar.
Në Prishtinë, Lajçak dhe Escobar do të takohen me liderët e politikës si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.
Qëllimi kryesor i vizitës do të jetë diskutimi i hapave të ardhshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë që po ndërmjetësohet nga BE dhe SHBA.
Lajçak gjithashtu gjatë qëndrimit në Kosovë do të takojë përfaqësues të shoqërisë civile si dhe do të vizitojë një nga pikat e përbashkëta kufitare.