Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Këto raste pozitive dolën si rezultat i testimit të 13,928 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 25.96 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 1,344 pacientë.
Aktualisht në Kosovë janë 31,021 raste aktive me coronavirus.
Gjatë këtyre 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë dhënë 4,316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 804,251 persona.
Gjatë së premtes, më 28 janar 2022, Ministria e Arsimit njoftoi se aktualisht të infektuar me COVID-19 janë 6,700 nxënës si dhe 1,489 mësimdhënës.
Ministria ka bërë thirrje që të vaksinohen fëmijët nga mosha 12 vjeçare si një formë për luftimin pandemisë së shkaktuar nga coronavirusi.
Opozita në Kosovë ka akuzuar Qeverinë se nuk ka ditur të menaxhojë situatën me pandeminë.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme lidhur me situatën me COVID-19 në Kosovë, deputetët opozitarë e kanë kritikuar Qeverinë edhe për masat e fundit kundër përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri Albin Kurti ka arsyetuar vendimin e rreptësimit të masave anti-COVID dhe tha se ato nuk janë ekstreme.
LEXONI GJITHASHTU: