Mësuesit rrëfejnë helmimin e nxënësve në Kosovë në vitin ’90

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ishte mars i vitit 1990 kur Kosova do të përballej me një ngjarje tragjike, helmimin masiv të 8 mijë personave, pjesa më e madhe nxënës.

Autoritet e ish-Jugosllavisë jo vetëm nuk mbajtën asnjë përgjegjësi për ngjarjen, por as e pranuan, duke thënë se ishte inskenim dhe aktrim i përgatitur.

Mjekë e profesorë sjellin rrëfime për atë që ngjau në marsin e vitit ’90.

Kimikatet e përdorura kishin ndikim të fortë në organizëm, duke u sjellë kontraktim muskujsh, vjellje, humbje ndjenjash e shumë pasoja të tjera.

Xhafer Murtezaj, që në atë kohë ishte profesor i Edukatës Fizike në gjimnazin e Skenderajt, kujton klithjet e nxënësve në secilën klasë të shkollës.

“Sa dëgjohej një klithmë në një klasë, katër-pesë vajza, dëgjohej në tjetrën. Krijohej një panik edhe te tjerët nxënëse. Mandej u krijua një shqetësim i madh në popullatë. Vinin prindërit, nuk kishin mjete spitali, në Skenderaj atë herë nuk kishte më shumë se dy-tri vetura. Ata qytetarë që kanë pasur vetura edhe deri në spital i kanë bartur apo ka pasur raste që i kanë bartur edhe deri në Qendrën Mjekësore të Kosovës. Ajo ka qenë diçka shumë e rëndë”, rrëfen Murtezaj.

Mostrat e marra nga gjaku i të helmuarve vështirë të vërtetoheshin. Spitalet drejtoheshin nga serbët, të cilët pengonin zbardhjen e të vërtetës.

“Kam marrë gjakun e disa pacientëve, jo të gjithë pacientëve. Dhe meqenëse analizat nuk ka qenë e mundur që të kryhen në Institutin e Biokimisë që ka qenë dy kate më lartë, sepse drejtori ka qenë serb. Jam marrë vesh me shefin e laboratorit biokimik në Obiliq që t’i ruajmë mostrat dhe t’i punojmë gjatë natës sa ka qenë kujdestar. Këto rezultate kanë treguar se më shumë se 70 për qind të pacientëve të pranuar nuk kanë pasur vlera të kalciumit, që si të tilla mjaftojnë për t’i shkaktuar ato ngërçe hiperkalcimike”, tregon Neshet Rizvanolli, i cili në atë kohë punonte në Njësinë Nukleare në Prishtinë.

Në katet e mbushura plot të klinikës në kryeqytet, nuk kishte vende as në korridor.

“Kjo ishte më shumë se luftë”, thotë drejtori i atëhershëm i Transfuzionit të Gjakut, Mazllum Belegu.

“Nuk ka pasur dhimbje më të mëdha se të shohësh ato manifestimet e helmimeve te fëmijët. Gjithçka çfarë ndodhë te fëmijët, te të rriturit është më e qëndrueshme, i rrituri e përballon. Por të shohësh fëmijët duke u dridhur, duke mos mundur të rrijë në këmbë të veta, as të bisedojë as kurrgjë. Më kujtohet një fjali që thotë dikush ‘a është kjo luftë?’. Thash: ‘jo kjo nuk është luftë, kjo është më shumë se luftë’. Fëmijët të bëhen ashtu, nuk e di se çfarë shpirti dhe çfarë zemre kanë pasur”, tha Belegu.

Në Kosovë u helmuan rreth 8 mijë nxënës dhe të rritur gjatë vitit 1990. Kjo i parapriu ngjarjeve që më vonë u përshkallëzuan në demonstrata për të drejtat e shqiptarëve deri në luftën për çlirimin e Kosovës nga serbët.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Pse Princi Harry dhe Elton John po padisin tabloidin e njohur

Princi Harry i Britanisë së Madhe dhe këngëtari Elton John janë në mesin e disa figurave publike që kanë paditur botuesin e gazetës Daily...

Vuçiç: Serbia s’përjashtohet nga nafta ruse, përgjigjen tonë e merrni nesër

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se mendon se Serbia nuk do të përjashtohet nga importi i naftës ruse. Prandaj Vuçiç thotë se po përgatiten...

Një insekt i ri zbulohet në Serbi, ka emrin e sportistit të famshëm

Një specie e re u zbulua në Serbinë Perëndimore, me emrin Novak Djokovic - Duvalius djokovici. Lajmi u bë me dije në profilin e tij në...

TË FUNDIT

Pse Princi Harry dhe Elton John po padisin tabloidin e njohur

Princi Harry i Britanisë së Madhe dhe këngëtari Elton John janë në mesin e disa figurave publike që kanë paditur botuesin e gazetës Daily...

Vuçiç: Serbia s’përjashtohet nga nafta ruse, përgjigjen tonë e merrni nesër

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se mendon se Serbia nuk do të përjashtohet nga importi i naftës ruse. Prandaj Vuçiç thotë se po përgatiten...

Një insekt i ri zbulohet në Serbi, ka emrin e sportistit të famshëm

Një specie e re u zbulua në Serbinë Perëndimore, me emrin Novak Djokovic - Duvalius djokovici. Lajmi u bë me dije në profilin e tij në...

Katari Kupa e fundit e Botës, Lionel Messi njofton tërheqjen

Argjentinasi Lionel Messi i Paris Saint-Germain ka njoftuar se do t'i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare pas Kupës së Botës në Katar, raporton...

Forcat ukrainase përgatiten për sulm potencial nga Bjellorusia

Ushtria e Ukrainës, Garda Kombëtare, si dhe Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare i këtij vendi, po zhvillojnë manovra të përbashkëta afër kufirit me Bjellorusinë. Këto...


Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?