Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se vendi e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës.
Deklaratën, Gërvalla e bëri në Strasburgpas aplikimit për anëtarësim, teksa shtoi se sot nis një kapitull i ri për Kosovën.
“Sapo dolëm nga takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës. Në emër të Republikës së Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Europës, sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Europës. Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës. Kjo procedurë që e kemi nisur sot do të përfundojë me anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshill të Europës dhe këtë në forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasjes së tyre në instanca europiane”, tha ajo.
Në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësiom në KiE, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai është shprehur se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare këtë të enjte dhe shtoi se me këtë aplikim, Kosova ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, të Brukselit dhe Rezolutën 12 44.
LEXONI GJITHASHTU
- Kosova aplikoi në KiE, Vuçiç: Do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
- Gërvalla dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës