Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të enjten.
Përgatitjet për këtë aplikim po bëhen prej disa vitesh, bëri me dije në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania Leonora Kryeziu nga Instituti i Prishtinë për Studime Politike, e cila ka qenë pjesë e grupit të punës për këtë proces.
“Sot është bërë hapi i parë dhe mbetet ende rrugë për të kompletuar anëtarësimin e Kosovës në KiE”, tha ajo.
Kryeziu shpjegoi se pas dorëzimit të aplikimit, procesi do të shkojë nga Këshilli i Ministrave në Asamblenë Parlamentare.
“Të gjitha vendimet në Këshill të Ministrave të BE-së bëhen me konsensus”, u shpreh Kryeziu.
Ajo tha se vendet që e kanë njohur Kosovën e përkrahin këtë proces dhe se aplikimi nuk do të ishte i mundur pa koordinim me faktorin ndërkombëtar.
Vuçiç ka reaguar duke thënë se ky aplikim shkel disa marrëveshje. Por Kryeziu bëri me dije se sot Kosova nuk ka asnjë angazhim për të mos u bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare.
“Ka pasur kusht për Kosovën por ka skaduar para një viti dhe Kosova nuk ka asnjë pengesë”, u shpreh Kryeziu.
“Qeveria ka bërë maksimumin për të bindur partnerët ndërkombëtarë dhe momenti ka qenë i duhur”, shtoi ajo.
Kryeziu përmendi si avantazhe të rëndësishme nga anëtarësimi se demokracia kosovare do të ketë një instancë më të lartë të mbikëqyrjen dhe qytetarët e Kosovës do të kenë qasje në gjykatën për të drejtat e njeriut.
LEXONI GJITHASHTU: