Prishtina pret ‘Manifesta’, një nga aktivitetet më të mëdha të artit pamor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prishtina po behët gati të presë aktivitetin më të madh kushtuar artit në hapësirat publike, bienalen Manifesta.

77 pjesëmarrës nga 32 vende të botës do të marrin pjesë në edicionin e 14,i cili këtë radhe ka temë qendrore rikthimin e hapësirave publike tek qytetarët.

“Jam shumë e emocionuar që bienalja e Manifesta, do të mbahet në Prishtinë. Edhe pse do dy muaj që të nisë, mund ta ndjeshëm që tani energjinë që mbizotëron në qytet. Kudo që shkoj njerëzit e dinë dhe po presin për të. Madje shumë po mendojnë se si mund të hapin dyqanet, kopshtet dhe ambientet e tyre dhe të mirëpresin njerëzit Brenda që mund të evoluojnë hapësirat e tyre”, tha Catherine Nichols, Kuratore e Bienales.

“Energjia e Manifestës ka nisur që në 2019tën kur është dalë lajmi që Prishtina do të jetë nikoqire e kësaj bienale nomade. Ka nis edhe puna në vende të ndryshme ku ka me u zhvillu Manifesta edhe thuajse çdo gjë është rreth Manifestës në Prishtinë”, u shpreh Dardan Hoti, Marrëdhënie Me Mediat.

Janë zgjedhur vende të braktisura, apo hapësira që dikur ishin më të rëndësishmet për jetën sociale të dikurshme. Ato do të kthehen dhe një herë pranë njerëzve nëpërmjet artit pamore, instilacione apo video instalacione.

“Mendoj që njerëzit duhet të presin transformimin e qytetit. shumë qytetarë që e njohin Prishtinën do shohin një qytetet që po ndryshon fytyrën. ajo që po ndodh është që shumë hapësira që janë braktisur, apo të tjera që kanë pasur historik dhe potencial do të rivizualizohen me ndërhyrje artistike apo dhe me transformime ekologjike”, u shpreh Catherine Nichols.

“Është krijuar koncepti, janë përzgjedhur të gjitha vendet që në një farë forme janë harruar sidomos siç është hotel Grand, apo siç është ish biblioteka Hysni Sulejmani që ka që prej vitit 2016 që është mbyllur pas asnjë funksion. Megjithatë manifesta ka tentuar që këto vende të mbesin edhe pas 100 ditësh që do të mbyllet Manifesta”, tha Dardan Hoti.

Genti Korini është një nga artistët shqiptarë që do të marrë pjesë në bienale në Prishtinë. Ai ka zgjedhur të rikthejë të shkuarën komuniste dhe raportin me modernizmin.

Kjo bienale shërben edhe si një urë komunikimi mes artistëve nga vende të ndryshme.

Bienalja Manifesta do të çelet me 22 Korrik dhe do të jetë e hapur deri më 30 tetor në Prishtinë. Kjo ngjarje artistike e rëndësishme ka nisur që në 1996 në Rotterdam, për tu shpërngulur në Luksenburg, Palermo, Marseille, Shën Petersburg, për tu ndalur për herë të parë në Ballkan dhe konkretisht në Prishtinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

5 kg heroinë në valixhe, si tentoi t’i shmangej autoriteteve 81-vjeçarja

Një 81-vjeçare që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës nën dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës me vlerë...

Studentja serbe: S’kam frikë të flas shqip, në Tiranë kam njerëz që i quaj familje

Nevena Zhivançeviç, studentja serbe që studion gjuhën shqipe në fakultet tha se lidhja e saj me këtë gjuhë është shumë e madhe. Në një intervistë për...

Studentët nga Beogradi: Në lokalet serbe dëgjohen këngëtarët shqiptarë

Studentët serbë Borivoje Llaziç dhe Nevena Zhivançeviç të cilët studiojnë gjuhën shqipe në Beograd thonë se shqipen e kanë dëgjuar fillimisht nga këngët. Në një...

TË FUNDIT

5 kg heroinë në valixhe, si tentoi t’i shmangej autoriteteve 81-vjeçarja

Një 81-vjeçare që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës nën dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës me vlerë...

Studentja serbe: S’kam frikë të flas shqip, në Tiranë kam njerëz që i quaj familje

Nevena Zhivançeviç, studentja serbe që studion gjuhën shqipe në fakultet tha se lidhja e saj me këtë gjuhë është shumë e madhe. Në një intervistë për...

Studentët nga Beogradi: Në lokalet serbe dëgjohen këngëtarët shqiptarë

Studentët serbë Borivoje Llaziç dhe Nevena Zhivançeviç të cilët studiojnë gjuhën shqipe në Beograd thonë se shqipen e kanë dëgjuar fillimisht nga këngët. Në një...

Të flasësh shqip në Serbi, studenti nga Bujanoci: Nuk jam paragjykuar për gjuhën

Borivoje Llaziç, student nga Serbia që studion gjuhën shqipe thotë se nuk është paragjykuar që ka zgjedhur të studiojë gjuhën e në kombi me të...

Dita Botërore e Fotografisë, Tasho: Nuk mjafton të shkrepësh aparatin, duhet mendim

19 gushti është dita ndërkombëtare e fotografisë. Fotografi Roland Tasho tha për Euronews Albania se arti i fotove është masivizuar, por jo të gjithë...


Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?