Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa ka zgjedhur të mos japë deklaratë pa betim në fund të procesit gjyqësor dhe as t’i përgjigjet pyetjeve të trupit gjykues.
Kjo është bërë e ditur në seancën e sotme nga kryetarja e turpit gjykues Mappie Veldt-Foglia e cila ka thënë se kishin planifikuar pyetje për Mustafën që lidhen me ngjarjet e prillit të vitit 1999, raporton KosovaPress.
Edhe pse fillimisht kishte shprehur gatishmërinë për të folur para trupit gjykues, Mustafa përmes mbrojtjes së tij kishte njoftuar se nuk do ta bëjë këtë.
“Përmes parashtrimit të protokolluar me numër 410, i cili fatkeqësisht është bërë më pak se 24-orë përpara seancës së sotme, mbrojtja ka informuar se zotëri Mustafa e ka rimenduar qëndrimin e tij dhe nuk do të jap deklaratë pa betim dhe as nuk do të t’iu përgjigjet pyetjeve të turpit gjykues. Rrjedhimisht deklarata pa betim sipas rregullës 142 të rregullores dhe proceduat përkatëse nuk do të zhvillohen”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.
Gjykatësja ka thënë se për Mustafën trupi gjykues kishte planifikuar pyetje që lidhen me ngjarjet e prillit të vitit 1999.
Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara.
Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.
Në fillim të këtij procesi, Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.
LEXONI GJITHASHTU: